Berlusconi ndodhet në kujdes intensiv

14:03 | 05 April 2023

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në kujdesin intensiv në spitalin San Raffaele në Milano, tha një burim i Reuters.

Sipas ANSA, Berlusconi mbërriti në spital me vështirësi në frymëmarrje. Gjendja e ish-kryeministrit tani për tani është stabile.

Manjati i medias miliarder 86-vjeçar dhe katër herë kryeministër është përballur me një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit dhe doli nga spitali javën e kaluar.

Berluskoni i është nënshtruar një operacioni të madh në zemër në vitin 2016 dhe gjithashtu ka vuajtur nga kanceri i prostatës. Ai është shtruar në spital vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit pasi u infektua me Covid-19 në 2020.

Komento: