Berlusconi shtrohet në spital

19:01 | 09 Qershor 2023

Ish Presidenti i Milanit, Berlusconi shtrohet në spital.

ANSA ka shkruar së presidenti i tanishëm i Monzas, Silvio Berlusconi është shtruar sot në spitalin e Milanit, “Raffaele”

86 vjeçari ishte liruar nga i njëjti spital më 19 maj, pas një muaji e gjysmë që ishte pranuar për shkak të një infeksioni në mushkëri. Ai i kishte kaluar disa ditë në kujdesin intensiv.

Më vonë ishte zbuluar që Berlusconi është diagnostifikuar me leukimi në prill dhe se tashmë ai kishte filluar kimioterapinë. Berlusconi më parë kishte bërë edhe një operim në zemër për ta zëvendësuar valvulën e aortës së zemrës.

Burime të “mirëkonfirmuara të ANSA tani thonë se Berlusconi është shtruar përsëri sot në spital.

Berlusconi, ish president i Milanit, e bleu Monzan për 2.9 milionë euro më 2018 kur Brianzoli po luanin në Serie C.

Ata u promovuan në Serie A në sezonin 2021/22 me Giovanni Stroppa si trajner. Raffaele Palladino e zëvendësoi ish futbollistin e Milanit shtatorin e kaluar dhe Monza përfundoi sezonin me 52 pikë pas 38 ndeshjeve të luajtura në sezonin e parë të tyre në Serie A.

Komento: