Berlusconi tregohet i madh, Monza synon gritjen në Serie A sezonin e ardhshëm

14:17 | 16 June 2020

Efekti i Berlusconit, Monza synon gritjen në Serie A sezonin e ardhshëm.

Skuadra e sapo inkuadruar në Serie B, Monza po mendon që të sezonin e ardhshëm të inkuadrohet në Serie A.

Kjo skuadër që për pronar ka, Silvio Berlusconin po pretendon që të befasoj të gjithë sezonin e ardhshëm.

Miku më i mirë i Berlusconit, Adriano Galliani ka thënë se Monza do të rritet shumë shpejtë.

‘Ne do ta rrsimë Monzën shumë shpejtë. Berlusconi tashmë e ka bërë të ditur. Ne do të tentojmë që të arrijmë Serien A sezonin e ardhshëm’ , tha Galliani për Radio 1.

‘Ky është synimi që presidenti e ka vendosur në fillim të këtij sezoni.’

‘Pasi që jam lindur në Monza dhe unë jam tifoz i madh i kësaj skuadre, jam i gatshëm të vë bast në ­–do gjë se do të arrimjmë promovimin. Nëse arrijmë Serien A, unë do të eci nga Brianteo deri në San Siro’, tha Galliani.

Monza kishte afro 20 vite që nuk kishte luajtur në Serie B. Arritja në Serie B këtë sezon u cilësua si historike.

Komento: