Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka bërë bujë të madhe me deklarata e saj, me këtë rast ka reaguar këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacoll, Jelir Zyberaj.
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli ka përkujtuar fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se si mundet një kryeministre e një vendi që aspiron të hyjë në BE, si Serbia të bëjë komente raciste ndaj shqiptarëve, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, kosovarët e njohin Serbinë dhe nuk presin më shumë nga një politikane si kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Madje ai i është kundërpërgjigjur kryeministres serbe, e cila pas ndalesës që iu bë për të hyrë në shtetin e Kosovës, tha se mund të hyjë sa herë të dojë pa lejen e institucioneve.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot është dita ndërkombëtare e fëmijëve. Ne kujtojmë sot 1.024 fëmijët e vrarë në Kosovë në periudhën 1998-2000 nga forcat serbe.
Më shumë se 20,000 gra, vajza dhe nëna të përdhunuara nga forcat serbe.
Si mundet një Kryeministre e një vendi kandidat për BE që ka liberalizimin e vizave me BE dhe ka hapur bisedimet e pranimit me BE, të bëjë komente raciste dhe urrejtje kundër Kosovës.
Ne e njohim Beogradin, nuk presim më shumë prej tyre dhe prej një politikane si Ana Brnabiç.
Duhet të jetë BE e shqetësuar se ata i japin gjithçka Beogradit dhe krijuan këtë frankenstein politik në rajonin e tonë.
Ambasadori i BE-së në Beograd duhet të ketë turp që nuk reagoi ose nuk e leshoj konferencën për shtyp kur Brnabiç po bënte komente raciste dhe të urrejtjejes.
Ne kurrë nuk do ta lejojmë Brnabiçin dhe fashistë si ajo të hyjnë në Kosovë.
Nëse ata mendojnë se mund të vijnë sa herë që duan le të përpiqen, ne jemi këtu.