Deklarata e presidentit të Çekisë për tëhrheqjen e njohjes së Kosovës ka ngjallur shumë reagime sidomos të krerëve të ballkanit.
Edhe kryeministri i Çekisë, Andrej Babis do ta shqyrtojë çnjohjen e Kosovës.
Kështu të paktën po pretendon kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Para gazetarëve, ajo tha se ka diskutuar me homologun e saj çek, the se ai është i gatshëm të diskutojë mundësinë e tërheqjes së njohjes, shkruan lajmi.
Siç u shpreh Bërnabiq në Pragë, ku ajo po merr pjesë në Samitin e V4-tës, deklaratat e presidentit çek kanë shkaktuar reagime të mëdha në opinion.
Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar zërat se Çekia do ta tërheq njohjen e Kosovës.
Debati u nxit nga deklaratat e presidentit, Milos Zeman, në Beograd se shteti i Çekisë do ta konsiderojë tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Mirëpo, deklarata të tilla po cilësohen si jorealiste edhe nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ai tha se këto deklarata janë jo reale.