
Sipas 50 për qind të vendvotimeve të përpunuara, pra në një kampion prej 50 për qind, lista “Serbia nuk guxon të ndalet” për momentin ka 47.1 për qind, ka bërë të ditur zyrtarja e SNS-së, Ana Brnabiq.
Lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk duhet të ndalet” me siguri do të ketë më shumë se 125 mandate në Kuvendin e Serbisë”, tha Bërnabiq.
Bërnabiq tha se kishte shumë “të pavërteta, insinuata, informacione të paverifikuara dhe lajme të rreme me qëllim të krijimit të një atmosfere për të shkaktuar kaos, panik dhe mosbesim”.
“Ne e kemi luftuar, jemi munduar t’u shpjegojmë njerëzve, duke respektuar heshtjen zgjedhore, për çfarë gënjeshtrash po flasim”, tha ajo.
Ajo tregoi pamje të lajmeve të ndryshme të lidhura me zgjedhjet që ajo pretendoi se ishin të pavërteta. “Gënjeshtra famëkeqe, lehtësisht të verifikueshme”, tha Bërnabiq.
Ajo tha se akuzat për votimin e organizuar nga Republika Serbe në Arenën e Beogradit janë “të jashtëzakonshme të përmasave të pabesueshme”.
Lista “Serbia kundër dhunës” fitoi 23 për qind, SPS 6,7 për qind, NADA 4,9 për qind, Nestoroviq 4,6 për qind dhe Dveri 2,9 për qind, tha Bërnabiq.
Ajo shtoi se rezultatet e para sapo kanë filluar të mbërrijnë për Beogradin dhe se opozita ka një plan për të shpallur fitoren edhe pse votat nuk janë numëruar./FrontOnline/