Bërnabiq reagon pasi Komiteti i Ministrave të KiE procedoi aplikimin e Kosovës

17:00 | 24 April 2023

Beogradi reagon pasi Komiteti i Ministrave të KiE procedoi aplikimin e Kosovës.

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Për këtë ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke kontestuar demokracinë evropiane.

Ajo i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ana Bërnabiq.

“Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve ViolavonCramon dhe organizata të tilla si freedomhouse janë duke vlerësuar. Prandaj mbështetja për Prishtinën në coe. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor”, ka shkruar ajo.

Serbia vazhdimisht përpiqet të pengojë integrimin e Kosovës në struktura euro-atlantike.

Komento: