Bërnabiq thotë se ndalesa ndaj Vulinit nga Kosova është kundër lirisë së lëvizjes

17:09 | 10 July 2019

Bërnabiq ka thënë se ndalesa ndaj Vulinit, në përputhje me politikën e Prishtinës kundër lirisë së lëvizjes.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës që t’ia ndaloj hyrjen ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në Kosovë, është krejtësisht në përputhje me politikën e Prishtinës e cila, siç tha ajo, “është kundër lirisë së transportimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe kundër lirisë së lëvizjes”.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve kompetente, para së gjithash atyre nga Bashkimi Evropian të cilët e ndjekin zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, të reagojnë, raporton “FoNet”.

Sipas fjalëve të saj, “nga Prishtina kanë deklaruar se apriori nuk u është ndaluar hyrja zyrtarëve serbë, por se kërkesat për vizitë në Kosovë do të shqyrtohen individualisht”, transmeton Koha net.

Ministri serb i Mbrojtjes, Vulin, ka deklaruar nga qyteti serb Nish se vendimi i autoriteteve të Kosovës që atij dhe delegacionit të personelit ushtarak mjekësor t’ua ndalojnë hyrjen në Kosovë “është edhe një dëshmi se çfarë gënjeshtari është (kryeministri i Kosovës) Ramush Haradinaj”.

Komento: