Bërnabiq thotë se pa kompromis, s`ka zgjidhje për Kosovën

09:38 | 16 September 2019

Ana Bërnabiq thotë se pa kompromis, s`ka zgjidhje për Kosovën.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se një zgjidhje kompromisi është e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës.

Sipas saj, kjo zgjidhje do t’iu jepte të dy palëve një të ardhme më të qëndrueshme, më të lumtur, paqe dhe prosperitet afatgjatë, transmeton Klan Kosova.

Bërnabiq tha për Blicin serb se zgjidhja për problemin e Kosovës duhet të jetë pikërisht ajo që siç tha kryeministrja serbe thekson gjithmonë presidenti Aleksandar Vuçiq, që është se të dyja palët humbasin diçka, por edhe fitojnë diçka.

Komento: