Bërnabiq: Vuçiq ka presion të madh, po i kërkohet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën

17:49 | 21 September 2022

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka bërë thirrje që të përkrahet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas saj, asnjëherë s’ka pasur presion më të madh ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, pasi sipas saj, po i kërkohet vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“Presionet për ne, që është politikë e Aleksandër Vuçiqit, mund të jenë vetëm kundërproduktive dhe sa më shumë të na bëni presion, aq më shumë mund të na pengojë”, ka thënë Bërnabiq në TV Pink, transmeton Klankosova .tv.

Më tej, Bërnabiq tha se Vuçiq ka zhvilluar rreth 20 takime gjatë qëndrimit të tij në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Komento: