Bernard Berisha tregohet profesionist i madh, ky është urimi i tij për Kosovën.
Bernard Berisha mbeti jashtë skuadrës së Kosovës për ndeshjen e sontme ndaj Maqedonisë së Veriut.
Trajneri Bernard Challandes iu hakmor atij duke mos e ftuar për ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve për shkak të festimit të golit kundër trajnerit zviceran nga ana e futbollistit pejan në ndeshje me Greqinë muajin e kaluar.
Sidoqoftë, Berisha është treguar profesionist i madh dhe sot iu ka uruar sukses shokëve të skuadrës në ndeshjen historike ndaj maqedonasve.
“Të gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova zemra jonë. Forca djem, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar futbollisti këmbëshpejtë në rrjetet sociale sot.
Edhe disa ditë më parë, futbollisti i krahut të majtë e kishte publikuar një video ku e shfaqte mërzinë për mosftesë, por që e respektonte vendimin e trajnerit Challandes, duke iu uruar suksese shokëve të Përfaqësueses.