Bernard Berisha zgjohet me fanellën e Kombëtares dhe mamin e sëmurë në krahë, jep një mesazh të qartë

13:08 | 07 September 2020

Bernard Berisha ka shënuar mbrëmë kundër Greqisë në Ligën e Kombëve.

“Golin ia dedikoj mamasë sime që është e sëmurë”, këto ishin fjalët e Bernard Berishës pas ndeshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Greqisë e mbyllur me shifrat 1-2.

Ish-lojtari i Skënderbeut që tashmë luan me Ahmat Groznyn në Rusi, ishte më i kritikuari për shkak të mënyrës se si zgjodhi të festonte.

Sot, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në shtrat me fanelën e përfaqësueses kosovare, si dhe mamin e tij në shtrat.

“Mirëmëngjes Kosovë! Mami të dua shumë”, shkruan ai duke emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale, dhe duke dhënë mesazhin se ajo që ndodhi dje mbetet pjesë e së kaluarës.

Komento: