
Silva në radarin e klubit londinez, pasi kërkoi largimin nga Manchester City.
Arsenali raportohet se ka shprehur interesim për Bernardo Silvan, i cili pritet të largohet nga “Etihad Stadium”.
Pas ardhjes së Jack Grealish, hapësira e portugezit te kampioni anglez është zvogëluar dhe lojtari pritet të largohet.
Silva ka kërkuar largimin nga City dhe kjo është konfirmuar edhe nga Pep Guardiola, teksa tani futbollisti është duke shqyrtuar opsionet për të ardhmen.
“The Mirror” së fundmi ka raportuar se për 26-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Arsenali. Klubi londinez është duke menduar për planin që mund ta bindë lojtarin për t’u transferuar në “Emirates”.
Për ish-futbollistin e Benficas dhe Monacos interesim besohet se ka shprehur edhe Atletico Madridi.
Bernardo Silva ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 70 milionë euro.