Bersant Celina pritet qe sot të zyrtarizohet të klubi i ri

14:47 | 09 September 2020

Sulmuesi kosovar pritet të bëhet me ekip të ri.

Futbollisti kosovar do të largohet përfundimisht nga Sëansea për pak më shumë se 3 milionë euro, për t’iu bashkuar klubit francez, Dijon.

E ardhmja e Bersant Celinës pritet të jetë larg futbollit anglez, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, ylli kosovar mund të transferohet sot gjatë ditës në Francë.

Mediat britanike shkruajnë se futbollisti ofanziv do t’i bashkohet klubit nga Ligue 1, Dijon.

Për 23 vjeçarin, Dijoni thuhet se do t’i paguajë 3 milionë funte, që i bie pak më shumë se 3 milionë euro.

Ish-futbollisti i Manchester Cityt i kaloi dy sezone në “The Liberty Stadium”, por menaxheri Steve Cooper duket se do ta sakrifikojë atë për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet klubi nga Championshipi.

Prizrenasi pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Dijonin, ndërsa në Francë do t’i gjejë edhe dy bashkëkombësit e tij, Arbër Zeneli e Valon Berisha, të cilët janë pjesë e ekipit Reims.

Muaj më parë, Dijoni e kishte kërkuar edhe futbollistin tjetër kosovar, Edon Zhegrova.

Celina i kishte zhvilluar katër ndeshje me Cityn, ndërsa e kishte kaluar një periudhë huazimi në Holandë tek Tëente, para se t’i bashkohej Sëanseat.

Futbollisti kosovar i rritur në Norvegji gjithashtu është pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës dhe ishte titullar në ndeshje me Greqinë.

Komento: