Mërgata vazhdon të jetë “infuzion” i Kosovës.
Faktori kryesor që po rritë ekonominë e Kosovës sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim po dalin të jenë remitencat nga mërgata dhe marrja e kredive nga qytetarët.
10.5% ishte rritja ekonomike e Kosovës në vitin 2021 dhe kjo nga ekzekutivi u numërua si një nga sukseset më të mëdha.
Por dyshifrore kjo rritje s’pritet të jetë këtë vit. Kjo sipas asaj që thonë për Kosovën, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. 4% është rritja ekonomike që po parashihet se do ta ketë Kosova në vitin 2022. Për këtë shifër BERZH tregon edhe arsyet.
Dy muajt e parë të vitit u karakterizuan nga vazhdimësia e rritjes së fuqishme vjetore të marrjes se kredisë prej 16 për qind dhe remitancat apo te ardhurat nga diaspora me (30 për qind mbi atë para pandemisë).
Ky raport pastaj tregon edhe problemet ekonomike dhe shkaqet që çuan në rritjen e inflacionit ne 10%.
Kriza energjetike dhe rritja e çmimeve të ushqimeve kanë përkeqësuar ekonominë, si pasoj nga fillimi i luftës në Ukrainë edhe inflacioni u rrit në 10 për qind nga viti në vit në mars 2022. Kjo rezultoi tek rritja e shpenzimeve për importin e energjisë elektrike dhe masat sociale për të mbështetur ekonominë duke mbështetur ne llogaritë fiskale.
Përkundër kësaj, raporti parasheh rritje te njëjtë prej 4 % edhe ne vitin2023.
E për nga rritja ekonomike që pritet, në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova po del më së miri.
Më afër me të qëndron Mali i Zi me 3.7% rritje ekonomike.
Pastaj Serbia me 3.3 dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovia me 3% rritje ekonomike.
Nga gjitha shtetet që janë të përfshira në këtë raport rritjen më të madhe ekonomike parashihet ta ketë Turkmenistani me 6.0%.
Kurse vendet që pritet ta kenë rënien më të madhe ekonomike janë Ukraina me -30%, Rusia me -10% dhe Bjellorusia me -4%.