
Pas javësh aludimesh në rrjete sociale dhe media rozë, Bes Kallaku ka vendosur t’i japë fund spekulimeve duke konfirmuar publikisht lidhjen e tij të re, pas ndarjes nga Xhensila Myrtezaj.
Aktori dhe këngëtari ka publikuar për herë të parë një fotografi në Instagram me partneren e tij, duke e bërë kështu zyrtare romancën.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit, vajza mbetet ende misterioze pasi nuk i dallohet fytyra, por bien në sy flokët e saj të gjata bjonde, ndërsa Besi shihet duke i dhuruar një puthje. Postimi është shoqëruar vetëm me një emoji zemre, gjë që ka mjaftuar për të nxitur reagime të shumta dhe urime nga fansat.

Emri i vajzës që i ka rikthyer buzëqeshjen artistit është Ejona, siç kishte zbuluar vetë ai pak javë më parë gjatë një koncerti.
Në atë moment, Besi kishte folur hapur për ndjenjat e tij, duke thënë: “Jini falënderues Zotit në ditët tuaja më të mira dhe në ditët tuaja më të errëta. Unë gjithë jetën time kam bërë për të qeshur publikun dhe kishte vite që më kishte humbur buzëqeshja mua. Dua të falënderoj Zotin që më në fund më solli afër dikë që më solli edhe buzëqeshjen. Ejona, të dua!”
Aludimet për një lidhje të re nisën fillimisht kur aktori publikoi një foto të një tatuazhi misterioz në rrjetet sociale, duke nxitur kureshtjen e ndjekësve. Tani, me publikimin e fotografisë së parë së bashku, duket se Bes Kallaku ka zgjedhur të ndajë hapur lumturinë e tij me publikun, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale.
