Bes Kalluka një baba i përkushtuar, kjo pamje me vajzën e tij do t’ju shkrijë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bes Kalluka një baba i përkushtuar, kjo pamje me vajzën e tij do t’ju shkrijë

10:30 | 11 Shtator 2019

Kjo video e Bes Kallakut me vajzën e tij do t’ju shkrijë.

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, është një baba mjaft i përkushtuar.

Përkundër angazhimeve të shumta që ka, për të familja është primare. Së bashku me familjen e tij ai po shijon pushimet dhe këtë e bëri të ditur përmes disa storieve në Instagram. Këngëtari dhe aktori i mirënjohur publikoi një video të ëmbël me vajzën e tij në bregdet, ku shihej ai teksa po luante me të, transmeton rtv21.

Besi dhe Xhensila gjithmonë janë kritikuar nga njerëzit se nuk publikojnë fotografi të vajzës në rrjete sociale.

“Nuk është çështje syri. Unë nuk mund ta bëj të famshëm fëmijë tim sepse është fëmija i Besit dhe i Xhensilës. Për ne është një marrëdhënie familjare brenda shtëpisë tonë. Ndonjëherë kur shikojmë ndonjë foto themi af sa bukur ka dalë ta kishim hedh këtë foto. Aktualisht Ajka ka nevojë të rritet ka nevojë të marri nga natyra të gjithë pjesën që i takon të marri”, ka thënë Besi në një emision televiziv.

Kujtojmë se fotografitë e para të saj ata i publikuan më 14 korrik, pikërisht kur Ajka mbushi një vjet.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!