Besa Ismaili-Ahmetii: Manipulimi i votës është krim politik dhe duhet trajtuar si i tillë

11:56 | 19 Janar 2026
besa-ismaili-ahmetii:-manipulimi-i-votes-eshte-krim-politik-dhe-duhet-trajtuar-si-i-tille

Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin e numërimit të votave, duke e cilësuar atë si “kleptonumërim” dhe manipulim politik.

Sipas saj, deformimi i numrave përbën uzurpim të pushtetit dhe vjedhje të sovranitetit qytetar. Ismaili-Ahmeti ka theksuar se manipulimi i votës duhet trajtuar si krim politik dhe se institucionet kanë obligim ta adresojnë atë në mënyrë serioze.

Ajo ka kritikuar heshtjen e institucioneve, duke vlerësuar se mungesa e reagimit e bën shtetin bashkëfajtor në cenimin e drejtësisë zgjedhore. “Bashkëfajësia e shtetit qëndron në mos-sigurimin e drejtësisë zgjedhore”, ka shkruar ajo.

Në reagimin e saj, Ismaili-Ahmeti ka theksuar se pa drejtësi zgjedhore nuk mund të ketë demokraci, duke shtuar se garantimi i saj është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore e shtetit.

Në fund, ajo ka kërkuar rinumërim të votave, si hap i domosdoshëm për rikthimin e besimit në procesin zgjedhor./Gazeta10

Komento: