Ministrja e re e Arsimit në qeverinë e Shqipërisë, Besa Shahini që vjen nga Kosova është bërë subjekt i fjalimit të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ka këshilluar që Shahini të marrë përgjegjësitë e saj si minister.
Sipas saj ka disa rregulla në Shqipëri dhe në shqiptarët i respektojmë njerëzit, institucionet, edhe kur jemi armiq
“Zhbllokoni buxhetin e çerdheve të Skraparit se siç është Skrapari janë dhe gjithë bashkitë e Shqipërisë. Dhe merrni përgjegjësitë tuaja si ministre.
Nga ana tjetër z.Kryetar i Kuvendit, kësaj zonjës këtu që nuk e di shtëpinë ku e ka dhe ajo vetë, mësoji që ka disa rregulla në Shqipëri dhe në shqiptarët i respektojmë njerëzit, institucionet, edhe kur jemi armiq. Kur vjen përballë një institucioni duhet të vish dhe të sillesh në mënyrë dinjitoze.
Alabakë rrugësh të cilët e kthejnë institucionin e Parlamentit, në institucione orgjish për të sjellë një sjellje tjetër ki kujdes se nuk do të falë njëri. Nuk do të falin gratë dhe vajzat e Parlamentit, jo më gratë dhe vajzat që janë jashtë Parlamentit”, tha ajo
Kryemadhi nga foltorja e kuvendit tha se ministrja Shahini ka një qëllim zhdukjen e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit nga Budapesti në Tiranë.
“Dhe nga kjo foltore dua të bëj dhe një denoncim që ta kemi parasysh të gjithë.
E gjithë lufta dhe Pakti i Universitetit, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë, të nderuar studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, ka një prapaskenë. Shkatërrimin e Universitetit të Tiranës dhe sjelljen e Universitetit të Sorosit në Budapest, i cili me vendim të Kryeministrit të Hungarisë dhe të Presidentit të Hungarisë do të mbyllet. Dhe qeveria jonë e famshme do që ta sjellë në Shqipëri.
Pavarësisht bindjeve tona politike dhe ça përfaqësojmë ne të gjithë këtu, të marrim përsipër të mbrojmë universitetin tonë. Universiteti i Tiranës dhe universiteti shtetëror është shumë i rëndësishëm. Mos të lejojmë këtë krim dhe këtë degjenerim në sistemin tonë arsimor. 27 vjet tranzicion që ne kalojmë duhet ta mbyllim përfundimisht. Por jo duke sjellë një universitet që në një vit merr 10 diploma”, u shpreh ajo.