Besian Mustafa: Ku ishte VV që 5 vjet për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nga populli?

20:10 | 05 Mars 2026
besian-mustafa:-ku-ishte-vv-qe-5-vjet-per-ndryshimet-kushtetuese-per-zgjedhjen-e-presidentit-nga-populli?

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Për këtë ka reaguar Besian Mustafa, deputet i LDK-së, i cili ka pyetur se ku ka qenë VV që 5 vjet për të bërë këto ndryshime kushtetuese.

“Sa shumë po e dojnë VV-ja sonte Gjykatën Kushtetuese  Po, pajtohem, le të zgjidhet Presidenti direkt nga populli, qysh kemi thënë edhe në 2010-11 kur është diskutuar kjo çështje. Por ku ishte VV qe 5 vjet pushtet? Pse KURRË nuk e hapën këtë diskutim deri sonte?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Komento: