Besian Mustafa thotë se Qeveria ka paraqitur pako të re në panik e cila nuk do të ketë ndikim

14:10 | 06 Shtator 2022

Mustafa: Qeveria ka paraqitur pako të re në panik e cila nuk do të ketë ndikim.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar qeverinë rreth pakos së re ekonomike duke thënë kanë paraqitur masa diskriminuese. Besian Mustafa nga kjo parti tha se qeveria ka paraqitur pako të re në panik dhe se e njëjta nuk do të ketë ndonjë ndikim.

“Thërrasim qeverinë të tajtojë këtë krizë me seriozitet dhe të ketë masa konkrete. Qeveria paraqiti një pako të re në panik e super pa ndonjë konsultë, pako jo efektive dhe diskriminuese, masa të vonshme dhe nuk do të kenë fare efekt. Për LDK -në ky është veprim në panik i kësaj qeverie, për të blerë paqen sociale. Qeveria ka injoruar tërësisht sektorin privat që janë motori i ekonomisë”, tha ai.

“Kjo pako nuk ofron mbështetje për të gjithë qytetarët dhe është diskriminuese, shkakton pavarësi, duke u ndarë vlerën e njëjtë edhe atyre që kanë 300 euro edhe ata që kanë 2 mijë euro rrogë”, shtoi ai.

Komento: