Besiana Behluli i dedikon këngë vëllait dhe nuses, kështu i drejtohet atyre

23:34 | 11 Tetor 2022

Dasma e Arbrit dhe Erzes, ka arritur të bëjë mjaftë bujë mediale, duke u vënë plotësisht në qendër të vëmendjes.

Në martesën e djalit të vetëm të këngëtares së madhe Shkurte Fejza, kanë kënduar disa nga emrat më të njohur të estradës.

Sigurisht që kryefjala muzikore ishte vetë Shkurta, por nuk mbeten pas as vajzat e saj, Gresa e Besiana, të dyja këngëtare të afirmuara.

Besiana, i ka dedikuar një këngë ekskluzive çifti të ri në natën e tyre më speciale, duke krijuar momente magjike në sallën e dasmës, kënga e Besianes, është zbukuruar nga vallëzimi i çiftit të ri, Arbrit e Erzes.

VIDEO:

Komento: