Besim Beqaj thotë se Telekomi është dashur të privatizohet: E diskutonin njerëz që s’kanë lexuar një faqe në jetën e tyre

13:55 | 20 October 2020

Beqaj: Telekomi është dashur të privatizohet, e diskutonin njerëz që s’kanë lexuar një faqe në jetën e tyre.

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj po raporton para deputetëve anëtarë në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë. Ai ka thënë se Telekomi i Kosovës është dashur të privatizohet në kohën sa ai ka qenë në krye të këtij dikasteri.

Sipas Beqajt, procesi i privatizimit është esencial për ekonominë e lirë të tregut, shkruan Gazeta Express.
“Sipas mendimit tim, është dashur të privatizohet atëherë, por rrethanat kanë qenë tjera”, ka thënë Beqaj.

“Unë personalisht kam besu dhe besoj që proceasi i privatizimit është esencial. Kjo është bindje personale e imja dhe unë kam kontribuar që ky proces të shkojë mirë”, ka theksuar ish-ministri.

Beqaj ka thënë se procesi i privatizimit tëTelekomit të Kosovës është diskutuar shumë nga ata “njerëz që kurrë në jetën e tyre një faqe nuk e kanë lexu”

“Është e vërtetë që procesi i Telekomit ka qenë proces jashtëzakonisht i diskutuar. Duhet ta them me keqardhje që është diskutu nga njerëz që kurrë në jetën e tyre një faqe nuk e kanë lexu”, ka thënë Beqaj.

Ai ka treguar se padia ndaj Qeverisë së Kosovës për ndaljen e procesit të privatizimit që ka përfunduar në arbitrazh, ka qenë ndër proceset më të rënda, ndërsa tha se ka qenë i bindur se Kosova nuk do ta humbte këtë rast.

Komento: