Besim Dina shfaqet në formë tejet të mirë fizike.
Moderatori dhe producenti i emisionit Oxygen, Besim Dina ka befasuar të gjithë me foton ku ai duket në formë tejet të mirë fizike, shkruan lajmi.
Në një fotografi të publikuar nga trajneri i tij, forma fizike e moderatorit do t’iu habis. Kjo dëshmon se Dina po punon shumë edhe prapa kamerave.
Ai nuk kishte bërë të ditur asnjëherë më parë pasionin e tij ndaj sportit.
Përndryshe, emisioni i tij ‘Oxygen’ është një nga më të pëlqyerat nga publiku kosovar.