Besimtarët krishterë mbrëmë pas mesnatës kremtuan Krishtlindjen.
Në Kosovë, mesha solemne nisi në mesnatë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Në meshë morën pjesë dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ish-presidentja Atifete Jahjaga e personalitete të tjera.
Meshën e udhëhoqi ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, raporton EO.
Para meshës, pati një koncert klasik si dhe disa poezi të lexuara nga aktorja Arta Dobroshi.