Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në foltoren e Kuvendit të Kosovës, tha se pasi është mbyllur mikrofoni deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kërcënuar dhe sharë atë.
Bislimi u shpreh se ai veproi si një ‘bandit që vendos në shurdhuesen e armës së tij”, teksa shton se i ka bërë një sërë kërcënimesh.
Zëvendëskryeministri kërkoi nga Prokuroria që të merren me rastin në fjalë.
“Ish ministri i Drejtësisë dhe deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori sërë akuzash për ministren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një bandit që vendos shurdhusen e armës së tij u kthye nga unë dhe shprehu një sërë kërcenimesh të cilat i shoqëroi me të shara dhe të fyra nga ulësja e tij dhe mendojë që do ishte shumë mirë që prokuroria të mirret me këtë rast”, tha Bislimi.
Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se këto janë akuza të pabaza, dhe se zëvendëkryeministri Bislimi po flet të pavërteta, e madje tha “ky vërtetë është në gjendje të rëndë edhe psiqike”.
“Vërtetë është një çoroditje e kësaj Qeverie. Nuk e di a jeni duke e pa deputetë, këta e kanë një siklet shumë të madh. Këta e kanë një problem të madh, këta janë një siklet që as vendi vend nuk po i zë, ai del flet akuza të pabaza, del ne foltore e flet të pavërteta, ky vertetë është në gjendje të rëndë edhe psiqike, është në gjendje të rendë. Ju kërkojmë fokus angazhim kësaj Qeverie në krye të detyrave të saj”, ishte kundërpërgjija e Tahirit ndaj akuzave të Bislimit.
Pas Tahirit, në foltoren e Kuvendit fjalën e mori Ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili konfirmoi atë që tha Besnik Bislimi.
Murati u shpreh se kur u mbyll mikrofoni, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri lëshoi një sërë kërcënimesh në drejtim të Zëvendëskryeministrit Bislimi.