Besnik Bislimi: BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

16:26 | 08 Shkurt 2023

Kryeministri Albin Kurti javën që shkoi prezantoi gjashtë kushte përmes të cilave tha se e pranon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian s’ka komentuar publikisht këto kushte të vendosura nga Kosova, por sot zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, tha se kanë pranuar vërejtje për dy prej gjashtë kushteve.

Cilat janë ato, s’tregoi as Bislimi, duke thënë se këtë përgjigje duhet ta japë emisari i BE-së, Mirolsav Lajçak.

“Gjashtë kushtet që ka prezantuar Kurti në fakt janë parakushte që tregojnë se mund të diskutohet për mekanizmin e avancuar të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve. BE vërejtje të saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe pse kanë vërejtje mund ta pyesni z.Lajçak kur të vijë në Prishtinë”, tha Bislimi sot para mediave.

Kreu i ekzekutivit gjatë javës së kaluar tha në Kuvend se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.

1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,

2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,

3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,

4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,

5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,

6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Komento: