Besnik Bislimi nesër do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës

15:54 | 23 September 2021

Zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të raportojë para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nesër do të dalë në raportim, para Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës.

Raportimi i Bislimit pritet të nis nga ora 9 e mëngjesit, derisa para të pranishmëve, ai do të prezantojë “Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2021-2025” dhe “Planin e Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II)’’, pika të cilat ndërlidhen me integrimin dhe dialogun.

Këtë lajm për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi.

Përveç këtyre pikave, zëvendëskryeministri Bislimi, do t’u përgjigjet edhe pyetjeve të deputetëve të pranishëm në komision.

Komento: