
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë të premten se kanë plan ambicioz për integrimin evropian të Kosovës këtë vit.
Këtë deklaratë Bislimi e ka bërë gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Integrim Evropian, teksa ka thënë se për të gjitha procese një rol të madh e ka edhe Kuvendi i Kosovës, të cilin e ka kritikuar për mosmiratim të disa projektligjeve.
“Si Qeveri kemi vendos plan shumë ambicioz për integrimin evropian këtë vit. Për të gjitha këto procese ne duhet t’i kryejmë detyrat tona të shtëpisë ashtu siç kemi premtuar. Dokumenti ynë i parasheh obligimet e Qeverisë por pastaj në përmbushjen e këtyre obligimeve është Kuvendi sepse një masë konsiderohet e përmbushur pasi të miratohet në Kuvend”, ka thënë Bislimi.
Ai ka renditur një varg projektligjesh që nuk kanë kaluar ende në Kuvend e që janë pjesë e masave të ERA 2 dhe MSA.
“Aprovimi i këtyre projektligjeve në Kuvend në mënyrë drastike i përmirëson statistikat për zbatimin e ERA-s dhe planin kombëtar të zbatimit të MSA-së.