Besnik Bislimi: Uroj të ketë liri sa më shpejt për Ukrainën

13:17 | 24 Shkurt 2023

Besnik Bislimi në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes financiare të Programit IPA 2023 me Bashkimin Evropian, kujtoi edhe njëvjetorin e fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Ai kujtoi dëshmorët dhe viktimat e Ukrainës që ranë për të mbrojtur atdheun e tyre.

“Sot në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes bëhet saktësisht një vit nga fillimi i agresionit të paprovokuar dhe pajustifikuar rus në Ukrainë. Agresion ky që përbën kryetemën e angazhimit publik anekënd botës demokratike. Andaj e shoh si shumë të rëndësishme që sot të kujtojmë me dhimbje të gjithë viktimat e kësaj lufte dhe të nënvizoj me theks të madh dëshmorët ukrainas që bien për të mbrojtur atdheun e tyre”, tha Bislimi, raporton Klankosova.tv.

Ai përmendi faktin se Ukraina nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, por megjithatë ajo ndan dhimbjen me popullin ukrainas.

“Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën, por Kosova e njeh mirë dhimbjen dhe plagën e saj, sepse me një mizori të tillë jemi përballur edhe ne në historinë tonë jo fort larg. Uroj që të ketë liri sa më shprejt për Ukrainën dhe shprehim solidaritet nga Kosova. Lutemi që uniteti i gjithë botës demokratike në mbrojtje të Ukrainës të vazhdojë dhe të luftohet përpjekja hegjemoniste ruse”, tha Bislimi.

Komento: