Besnik Bislmi e quan kryehajn Presidentin Thaçi

22:18 | 03 Qershor 2020

Reagon edhe Bislimi, thotë se Thaçi nënvlerësohet nëse quhet “hajn”: Minimumi i pranueshëm do te ishte “kryehajn”.

Nënkryetari i VV’së, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për deklaratat e tij në emisionin Pressing në T7.

Ish Ministri i Financave po ashtu ka thënë se nuk e pranon fyerjen që i bëri një aktivist i VV’së Thaçit pasi ajo ishte nënvlerësim.

“Duhet kuptuar qe kur arrine permasat e fames se ketille, te duket nenvleresim i vrazhde te te reduktojne publikisht vetem.ne “HAJN”, ka thënë Bislimi.

‘’Minimumi i pranueshem do te ishte “KRYEHAJN”.’’, shtoi ai.

Ai tutje ka thënë se Thaçi po shpif dhe po provokon nëpërmes studiove televizive.

“Andaj edhe duhet te kemi mirekuptim per pakenaqesine e manifestuar permes dhunes ne publik, dhe bresherine e rrenave, shpifjeve dhe provokimeve ne studio”, shtoi ai.

Komento: