Besnik Boletini përfundon mandatin në krye të Bordit të RTK-së

17:02 | 06 Dhjetor 2023
besnik-boletini-perfundon-mandatin-ne-krye-te-bordit-te-rtk-se

I ka përfunduar mandati kryetarit të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besnik Boletini.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online vet Boletini.

Po ashtu ai përmes një postimi në Facebook ka numëruar edhe të arriturat gjatë këtij dy vjeçari sa ishte në RTK.

“Mbrëmë ishte mbledhja e fundit në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë ishte mbledhja e fundit përmbyllëse e mandatit dyvjeçar në krye të Bordit të RTK-së. Një dyvjeçar i veçantë dhe i jashtëzakonshëm.

Ka shume faqe për të shkruar, por dy-tri gjera për t’i theksuar.

– Transmetuesin publik e gjetëm në gjendje të keqe, por tashmë është ngritur në këmbë, është më i lirë, më profesional dhe po forcohet. Mbetet edhe shumë për t’u bërë.

– Instaluam një transparencë të plotë, larguam keqmenaxhuesit, rritëm ndjeshëm llogaridhënien financiare. Ndalëm dhe evituam keqpërdorime të ndryshme.

– Për gjatë këtyre viteve, korrupsioni në RTK ka qenë ZERO.

– Vendimet nganjëherë janë të dhimbshme dhe jo popullore. Gjetëm mbi 1030 punëtorë, aktualisht janë rreth 720, numër ky që pritet të zvogëlohet ende, por duke mos dëmtuar punëtorët. Pavarësisht këtij reduktimi, nuk u dëmtua skema programore, përkundrazi u përmirësua. Kjo pike mbetët ndër sfidat kryesore dhe prioritare e pjesës së mbetur të bordit.

– Mediat online i gjetëm si mos më keq. Sot janë në një nivel tjetër, dukshëm më mirë. Por ka ende për t’u bërë. Së shpejti ueb-sajti i RTK-së do ta ketë dizajnin e ri. Pas nëntë viteve ‘pauzë’ ueb-sajti i RTK-së publikon lajme edhe në gjuhën e komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.

– Kemi krijuar miq e partnerë të rëndësishëm në EBU. Së shpejti presim lajme të mira.

– Kemi rikthyer pas 10 viteve Ligën e Kampioneve në RTK.

– Kemi realizuar Festivalin e Parë të Këngës në RTK.

– Etj., etj., etj.

Për ne kjo nuk ka qenë punë periodike si kolegjium, por punë e përditshme dhe angazhim i vazhdueshëm. Falënderoj të gjithë anëtarët e bordit për përkushtimin dhe profesionalizimin e treguar gjatë sfidave të ndryshme dhe të shumta❤.

Komento: