Besnik Tahiri flet për ftesën e Kryeministrit Kurtit: Ia njoh logjikën Haradinajt, e di reagimin e tij

00:02 | 20 Tetor 2022

Tahiri flet për ftesën e Kurtit: Ia njoh logjikën Haradinajt, e di reagimin e tij.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se edhe AAK ka marrë një ftesë për takim nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk e ka parë ftesën, por është shprehu i bindur se ka të bëj me çështjen e dialogut.

“Ftesën nuk e kam parë, por e di që ka të bëj me dialogun”, ka deklaruar ai në “DPT te Fidani”.

Tahiri ka lënë të kuptohet se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mund ta pranojë ftesën për takim, ngase, sipas tij, partia e tij nuk përfshin politikën e brendshëm në tema që lidhen me interes nacional e kombëtar.

“E di reagimin e kryetarit Haradinaj, ia di logjikën. Tema që lidhen me interes nacional kombëtar, s’janë të përfshira në debatin e brendshëm politik”, ka deklaruar tutje ai.

Për Tahirin, me qasjen e deritanishme në raport me dialogun, Kurti e ka dëshmuar paqëndrueshmërinë e tij si prijës i qeverisë.

“Z. Kurti ka arritë që të tregojë se sa i lakueshëm është në tema kombëtar. Dialogun e pat përcaktu si pikë të shtatë, tash e ka kthy në pikën e parë të prioriteteve. Transparenca në Kuvend është zero, jemi në terr informativ. Nuk e dimë se a është qasja strategjike e tij, apo qëndrim politik. Deri më tani, në raport me dialogun, z. Kurti na ka kthyer prapa. E ka kthyer dialogun në një proces teknik”, ka thënë ai.

Komento: