Besnik Tahiri kërkon që vendimi për uljen e pensioneve të anulohet.

11:53 | 20 Maj 2021

Tahiri kërkon që vendimi për uljen e pensioneve të anulohet.

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur në interpelancë ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shtesat nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori, pa përshirë lodhjen e shqetësimin për familjet, e po ashtu është përkrahje minimale për sigurim të ekzistencës për kategoritë sociale e pensionistët.

“Kjo temë kërkon debat serioz, e përmbajtjesor nga qeveria e kuvendi. Para së gjithash, duhet theksuar se shtesat, nuk janë asgjë më shumë se një kompensim minimal i punës dhe rrezikut për këto kategori, pa përshirë lodhjen e shqetësimin për familjet, e po ashtu është përkrahje minimale për sigurim të ekzistencës për kategoritë sociale e pensionistët. Pra, debati në kuvend, duhet të shtrohet mbi këto të vërteta, përkundër se gjendja e ballafaqimi mbetet i njëjtë, shto këtu faktin e lodhjes sistematike, e ku shumicës prej tyre u është rënduar situata qoftë shëndetësore e socio-ekonomike”, tha Tahiri.

Ai tha se sipas vlerësimeve nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Mars 2021, rritja e çmimeve të produkteve bazë ishte 1.2% sipas këtyre vlerësimeve, rreth 40% e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor.

“Tashmë e 14 muaj ballafaqim me pandeminë, efektet janë më të dukshme, që domosdo i afekton direkt këto kategori, e secilin qytetarë, pasur parasysh shpenzimet e mjekimit, reduktimin e të hyrave në familje, e po ashtu edhe pasojat psikologjike. Ulja e shtesave, jo vetëm se ka prekur direkt ekonomitë familjare, por para së gjithash, ka dekurajuar gjithë ata mjek, polic, inspektor e shërbyes, e po ashtu, ka rritur pasigurinë për kategoritë sociale e pensionistët, në këtë kohë që pothuajse në të gjitha produktet bazike ka rritje çmimesh. Sipas vlerësimeve nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Mars 2021, rritja e çmimeve të produkteve bazë ishte 1.2% sipas këtyre vlerësimeve, rreth 40% e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor. Pra, në atë që konsumatorët kanë blerë me 100 Euro, s’mund ta blejnë me 130 Euro. Ndërkaq përderisa, pensionistët kanë marrë shtesë, 30 Euro, tashmë ata marrin 10 Euro”, shtoi Tahiri.

“Përtej, këtyre shtesave, nuk duhet harruar edhe se vendimi paraprak, ka mbuluar edhe një pjesë të kostos së energjisë elektrike, duke ndikuar në rënien të shpenzimeve. Tashmë, kjo përkrahje nuk është vazhduar e që do ta rëndoj edhe më shumë, barrën socio-ekonomike të këtyre familjeve”.

“Ajo qka është për turp ne politika pa dallim, në fushata e takime rrezikuam rritjen e numrit e rrezikun këto kategori. E si për shpagim, ndër vendimet e para, pa asnjë konsultim erdhi vendimi për uljen e këtyre shtesave. Andaj, ju ministër, qeveria, e ne kuvendi, në këto rrethana, me gjithë këto pasoja e kufizime, së paku duhet të ruajmë sinqeritetin, t’ju a themi mjekëve, policëve, inspektorëve, pensionistëve e kategorive sociale, se në fushata u harrua pandemia, përderisa ju u ballafaquat, e ndërkaq kur erdhi koha për vendime, ne ju harruam”.

Tahiri ka kërkuar që të sillet në Kuvend Ligji i Pagave në mënyrë që kompensimi i mundit e rrezikut të jetë i normuar.

“Pres, që shpejt ta kemi në kuvend Ligjin e Pagave, që kompensimi i mundit e rrezikut të jetë i normuar, në mënyrë që të këto kategori të mos jenë në mëshirën e vullnetin e politikës, e po ashtu së bashku ta definojmë pagesën e zjarrfikësve, përmes Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, që ti japim fund trajtimit që gjatë është i padrejtë e aspak falënderues. Për këtë e kemi deklaruar përkrahjen ashtu siç do ta keni për secilin vendim e nismë në të mirë të qytetarëve”, përfundoi Tahiri.

Komento: