Besnik Tahiri për fjalimin e Kurtit: Ngjarja e sotme meriton respekt

12:22 | 17 Shkurt 2022

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se lëshimi i sallës nga opozita në momentin kur kryeministri i vendit nisi të lavdëronte veten, nuk është ngjarje që duhet të prishë ndjenjën festive.

Në një deklaratë pasi lëshuan sallën, Tahiri ka thënë se “u pa qartë që fjalimi i kryeministrit Albin Kurti ishte raportim i punëve të kryera apo mos kryera”.

“Ishte e momentit… një ngjarje që meriton respekt edhe pse nisi me 15 minuta vonesë. Nuk ishte e planifikuar. Ne hymë në sallë u përshëndetëm pozitë – opozitë”, ka thënë Tahiri.

Komento: