Besnik Tahiri për projekligjin e buxhetit: Do t’i turpëroj të gjithë ata që e votojnë

13:00 | 21 November 2024
besnik-tahiri-per-projekligjin-e-buxhetit:-do-t’i-turperoj-te-gjithe-ata-qe-e-votojne

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë seancës ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2025 tha është procedura e cila do ta turpëroj secilin që do ta votojë këtë buxhet.

Kjo sipas Tahirit se i është pamundësuar organizatave buxhetore që të debatojnë.

“Procedura se si ka ardh buxheti I vitit 2025 në lexim të dytë e them me pergjegjesi të lartë prej deputeti është procedura e cila do ta turpëroj përgjithmonë jetën parlamentare një shumicë parlamentare që e udhëheq qeverinë. Në fund të mandatit pa pas asnjë nevojë, pa asnjë emergjencë pa pasë nevoj për kurrfar afati kohor seanca kundërligjshëm e fut në debat trajtimin me urgjencë duke ngulfatur, duke e mbytur mundësine e të zgjedhurve të popullit, mundësisnë e të gjithë deputetëve që janë prezent që të marrin pjesë, të diskutojnë dhe të kontirbuojnë në hartimin e buxhetit që është detyrë e jona parësore. Është një moment që pa asnjë dyshim do të turpëroj të gjithë ata që e votojnë këtë ligj për shkak që ju ka pamundësu secilës organizatë buxhetore duke filluar nga njësia më e ulët në nivel të administratës së shtetit qe është komuna e deri tek njësia më e lartë që është Akademia e Shkencave për me mujt me debatu për një kërkesë legjitime që do duhej ta kishte një organizatë buxhetore”, tha Tahiri.

Komento: