
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka mirëpritur një grup të rinjsh të udhëhequr nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mila, në Kuvendin e Kosovës.
Tahiri ka thënë se me ta ka pasur bashkëbisedim të hapur mbi rolin që duhet të luajnë institucionet tona në fuqizimin e të rinjve dhe në thellimin e bashkëpunimit mes nesh.
Postimi:
Në Kuvendi i Republikës së Kosovës pata kënaqësinë të mirëpres një grup të rinjsh ambiciozë të udhëhequr nga deputetja e Kuvendi i Shqipërisë, Sara Mila.
Takimi dhe vizita në sallën plenare dhe në komisionet parlamentare u shndërrua në një bashkëbisedim të hapur mbi rolin që duhet të luajnë institucionet tona në fuqizimin e të rinjve dhe në thellimin e bashkëpunimit mes nesh.
Porosia ime për të rinjtë shqiptarë është kjo: besoni në potencialin tuaj, angazhohuni në jetën publike dhe mos prisni të ardhmen, ndërtojeni vetë, me guxim, dije dhe bashkëpunim.