Besnik Tahiri: Shumë gurë janë gjuajt në këtë luftë të UCK-së

23:27 | 16 Dhjetor 2022

Tahiri: Shumë gurë janë gjuajt në këtë luftë të UCK’së.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj ish-komandantit të UÇK’së, Sali Mustafa, i cili u dënua me 26 vite burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ky vendim i ka prek të gjithë shqiptarët.

“Lufta e UCK’së ka qenë luftë për liri, në tokë tonë, në vend tonë, kundër një okupimi klasik të regjimit të MIllosheviqit. Vendimi i sotëm na ka prek shpirtnisht, secilin shqiptar që frymon shqip është në gjendje jo të mirë emocioniale, e kur jemi në këtë gjendje duhet gjithmonë t’i thirrim arsyes”.

Tutje, Tahiri tha se shumë gurë janë gjuajtur në luftën e UÇK’së.

“Prej përvojes që kam në dy gjykime në Hagë ndaj Haradinajt është të bëhet një apelim serioz, jam i bindur që nëse egziston diku një drejtësi, ky vendim do të kthehet. Shumë është gju gurë në këtë luftë të UCK’së”.

Komento: