Besnik Tahiri thotë se AAK-ja është meritore që Prishtina ka Ligjin për Kryeqytet

23:57 | 08 Shkurt 2021

Tahiri ka thënë se forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet.

Kandidati për deputet i AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se subjekti i tij është meritor që Prishtina ka Ligjin për Kryeqytet.

“Forca e Aleancës e bëri Prishtinën me Ligj për Kryeqytet!”, ka thënë ai.

“E nisa ditën me takim në Odën e Hotelerisë̈ dhe Turizmit të Kosovës, ku së bashku me Dautin biseduam për sfidat e gastronomëve gjatë periudhës me pandeminë. U zotuam se gjithmonë do të jemi pranë këtij sektori me rëndësi për ekonominë e vendit. Në Qendrën Tregtare “Albi Mall” e ndava me shumë biznese programin tonë ekonomik, program ky që me fondin një miliardësh e ngjallë ekonominë e vendit”, shtoi ai.

“Vazhdova me takimet me të rinjtë entuziast nga lagjet e ndryshme të Prishtinës, Dardani, Pejton dhe lagjen Kolovicë. Në të gjitha takimet mbështetja për Aleancën dhe Presidentin Haradinaj është tani më masovike. Në fund u ndala tek salloni i Blerinës për pak kohë për të ndarë programin tonë për bizneset e vogla dhe për t’i prerë pak flokët”, përfundoi Tahiri.

Komento: