Besnik Tahiri u kërkon deputetëve të Vetëvendosjes ta votojnë nesër Ligjin për Trustin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Besnik Tahiri u kërkon deputetëve të Vetëvendosjes ta votojnë nesër Ligjin për Trustin

10:32 | 21 Qershor 2022

Tahiri u kërkon deputetëve të VV-së ta votojnë nesër Ligjin për Trustin.

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, u ka bërë thirrje edhe njëherë deputetëve të mazhorancës në Kuvend që të votojnë nesër në lexim të parë Ligjin për Trustin.

Tahiri ka shkruar se me miratimin e Trustit, do të zbuste vështirësitë e njerëzve në këtë kohë krize.

“Situata në Kosovë, në aspektin social, kurrë nuk ka qenë më e vështirë! Çmimet janë ngritur shumë, pagat kanë mbetur të njëjta, përderisa ndihma e shtetit është më se minimale. Kuvendi i Kosovës, në veçanti shumica parlamentare, e ka në dorë që nesër ta miratojë në lexim të parë Ligjin për Trustin, ligj ky i cili, sado pak do të zbuste vështirësitë për njerëzit në nevojë, kontributdhënësit në një situatë krize. Mos të filozofojmë shumë, por të veprohet me votën pro. Shpresoj që vota e mazhorancës, do të jetë pro këtij ligji”, ka shkruar ai.

Komento: