Tahiri: Veprimi i Kurtit me pagat e mësuesve, çon ujë në mullirin e Putinit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, foli për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve për muajin shtator, veprim ky të cilin e vlerësoi si të papranueshëm.
Shefi i deputetëve të AAK-së, mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit e cilëson si veprim që rrezikon destabilizimin e Kosovës e madje edhe të rajonit.
“Veprimi i tillë të çon ujë në mulli të Putinit. Vetëm Putini don destabilizim të Ballkanit Perëndimor dhe ky është një destabilizim të cilën zoti Kurti ose është duke e bërë me qëllim ose nuk ka asnjë aftësi për të menaxhuar me shtetin”, tha Tahiri në Tëvë.
Tutje Tahiri tha se me ndalimin e pagave për mësimdhënësit, Qeveria ka bërë një diskriminim të cilin e quajti edhe kundër ligjit.
“Këtu kemi të bëjmë me një diskriminim kolektiv përderisa përgjegjësia është individuale, e personit a shkon apo nuk shkon në punë…Ky vendim është kundërligjor, bie ndesh me ligjin. Nuk është hera e parë dhe në anën tjetër është kundër çdo logjike ekonomike dhe sociale”, shtoi Tahiri.