hefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i grupit, Raed Rabaa Al-Dahraawi në prani të Nënkryetarit të Parlamentit të Jordanisë, Dr. Mustafa Al-Khashawna.
“Gjatë takimit theksova se më shumë se 85 vende në botë po kërkojnë një model ideal për reformat në qeverisjen lokale, duke theksuar se nuk ekziston një model i veçantë i sistemit “të decentralizuar”, dhe se konteksti i vendit ka një rëndësi të madhe”, informon Tahiri.
“Ndryshe nga shumë vende në botë, ku decentralizimi u imponua si nevojë politike, në Jordani ky proces po buron nga nevojat dhe po zhvillohet përmes diskutimeve dhe konsultimeve të gjera. Në përfundin theksova se reformat qeverisëse e as decentralizimi nuk janë një akt dhe vendim i vetëm, por janë proces afatëgjatë dhe jo i lehtë”, shton ai.