Besojeni apo jo, Real Madridi po e realizon transferimin më të madh në histori

17:41 | 31 Korrik 2021

Mbappe nuk grumbullohet për finalen e Superkupës së Francës, diçka po ndodh.

Zyrtarisht klubi ka njoftuar se lojtari është duke ndjekur një program të veçuar të përgatitjes fizike, por që nga mbyllja e Eurpianit e deri më tani Mbappe vazhdimisht ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar dhe Reali i Madridit po pret.

Mbappe nuk grumbullohet për finalen e Superkupës së Francës, diçka po ndodh.

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca që padyshim lidhet me merkaton dhe me lojtarin më të përfulur të kombëtares franceze dhe të PSG, Kylian Mbappe.

Ylli francez nuk është grumbulluar me skuadrën pariziene për ndeshjen e Superkupës së Francës, çka lind dyshime në lidhje me të ardhmen e tij.

Zyrtarisht klubi ka njoftuar se lojtari është duke ndjekur një program të veçuar të përgatitjes fizike, por që nga mbyllja e Europianit e deri më tani, Mbappe vazhdimisht ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar dhe Reali i Madridit po pret.

Ndeshja finale e Superkupës së Francës do të zhvillohet nesër mes Lillës dhe Paris SG.

Komento: