Beteja për vaksinat anti-Covid, Italia bllokon dërgimin e mijëra dozave në Australi

22:57 | 04 Mars 2021

Italia bllokon dërgimin e mijëra dozave të vaksinave anti-Covid në Australi.

Qeveria italiane ka bllokuar eksportimin e vaksinave të zhvilluara nga Oksfordi dhe AstraZeneca për në Australi.

Vendimi prek 250 mijë doza, që janë prodhuar në këtë shtet.

Italia bëhet kështu vendi i parë i Bashkimit Europian që përdor rregulloren e re, që lejon ndalimin e dërgesave nëse kompanitë nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj bllokut.

Kjo lëvizje e qeverisë italiane është mbështetur nga Komisioni Europian.

AstraZeneca është drejt dorëzimit të vetëm 40% të vaksinave të dakorduara me BE-në për 3 muajt e parë të këtij viti. Kompania thotë se problemet në prodhimin e dozave kanë shkaktuar këtë mungesë në plotësimin e kontratës.

Komento: