Betim Gjoshi thotë se Kurti e Osmani ende tmerrohen nga Thaçi e Veseli

21:01 | 03 Tetor 2022

Gjoshi: Kurti e Osmani ende tmerrohen nga Thaçi e Veseli.

Betim Gjoshi nga PDK ka reaguar ndaj një video të VV-së ku denoncon pushtetarët e kaluar si shkatërrues të shtetit. Ai, Kurtin e Osmanin i ka quajtur “politikanë batallë”.

Gjoshi ka thënë se emri i Thaçit dhe Veselit vazhdon t’i tmerrojë ata, ndonëse janë larg Kosovës për dy vite.

“Dy politikanët batall, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, duhet gjithmonë ta krijojnë një armik për t’u marrë me të që të duken se po bëjnë betejë historike. Kështu mundohen ta fshehin paaftësinë e tyre për të qeverisur. Hashim Thaçi e Kadri Veseli prej dy vitesh nuk janë në Kosovë, por emri i tyre vazhdon t’i tmerrojë dyshen batalle Kurti-Osmani”.

“Kryeministër, çu puno diçka se njerëzit të kanë votuar që t’iu shërbesh me punë reale e jo me video dhe lojëra interneti. Premtimet që ua ke dhënë njerëzve realizoji e mos u fsheh prapa videove. Çu gjejë zgjidhje për rrymën e për inflacionin që çdo ditë po rritet. Çu puno diçka se njerëzit nuk nxehen me video dhe as nuk mund t’i hajnë ato. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e shokët e tyre janë në histori për veprat e tyre kombëtare. E ti ke mbetë në fund të pusit. Çu puno diçka se don me marrë në qafë një popull”, ka shkruar ai.

Komento: