Largimi i Listës Serbe nga institucionet, betohen asamblistët e rinj në Zubin Potokm.
Të martën në një sallë të improvizuar në fshatin Çabër të Zubin Potokut është mbajtur mbledhja konstituive për zëvendësimin e asamblistëve.
Në këtë seancë janë betuar 16 asamblistë, të cilët do të jenë në zëvendësim të asamblistëve nga Lista Serbe që kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor.
Ndërsa numri i përgjithshëm është 19 asamblistë, ku tre nga ta nuk kishin dhënë dorëheqje më parë.
Seanca është udhehequr nga zv.kryesuesi i kuvendit, Vedat Mehmeti dhe arsyeja për mbajtjen e kësaj seance në Çabër është për shkak të barrikadave të vendosura në veri nga serbët lokalë që nga 10 dhjetori.
Për të parë nga afër këtë betim, ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.Në mbledhjen e mbajtur për betimin e asamblistëve të rinj të komunës së Zubin Potokut, nuk kanë marrë pjesë tre asamblistët serbë.