Betohen oficerët e rinj të FASh, mesin e tyre edhe dhjetë studentë kosovarë

15:38 | 19 December 2024
betohen-oficeret-e-rinj-te-fash,-mesin-e-tyre-edhe-dhjete-studente-kosovare

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të ishte pjesë e ceremonisë së betimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë kanë diplomuar edhe dhjetë studentë nga Kosova.

“38 kadetë dhe 78 studentë, 10 prej të cilëve nga Kosova, u betuan për besnikërinë ndaj Atdheut dhe uniformës ushtarake. Ata e nisin këtë mision me këtë uniformë, që qëndron denjësisht sot, përkrah aleatëve në Nato”.

“Kam besim të plotë që këta të rinj do t’i përballojnë me sukses sfidat e para dhe do të mbajnë lart vlerat e uniformës ushtarake.  Urime dhe suksese për të gjithë oficerët e rinj!”, ka thënë Vengu.

Komento: