
Betohet kabineti i ri qeveritar.
Është betuar kabineti i ri qeveritar.
Kjo ka ndodhur menjëherë pas votimit të qeverisë Kurti.
Ata më pas e kanë nënshkruar betimin.
Ndryshe, me 86 vota për 10 abstenime kjo qeveri është zgjedhur.
Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.
Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.