Betohet gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Bytyqi

17:03 | 11 Mars 2024
betohet-gjyqtari-i-gjykates-kushtetuese,-jeton-bytyqi

Radhëve të Gjykatës iu shtua edhe një gjykatës.

Jeton Bytyqi e dha betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e uroi Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.

“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftimin e Zyres së Presidentes.

E pranishme në ceremoni ishte edhe kryetarja e Kushtetueses, Gresa Cakaj.

Komento: