
Edhe një largim nga Juventusi.
Sipas La Gazzetta Dello Sport, portieri i Juventus, Mattia Perin ka më pak se 50% shans që të qëndrojë në klub edhe për sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

Ish- ylli i Genoa, në fakt, dëshiron të gjejë një klub të ri ku ai mund të kthehet të jetë protagonist në portë , duke luajtur të gjitha lojërat që nga fillimi. Këtë sezon, Allegri ka favorizuar Szczesnyin në vend të 26-vjeçarit./ORAinfo/